Kronikë
Mbajtje të paautorizuar të armëve n...
Reklamë e Sponsorizuar
Më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshimtë. Gjatë kontrollit trupor tek personi E. Th, 24 vjeç është gjetur një armë zjarri.
Edhe pse i dyshuari posedonte leje për armë shenjëtarie, ai e kishte me vete në mënyrë të kundërligjshme.
Prokurori i shtetit ka autorizuar inicimin e rastit penal për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”
Nga i dyshuari janë sekuestruar:
-Një armë zjarri (pistoletë) me karikator
-12 fishekë
Rasti është nën hetime dhe do të procedohet në procedurë të rregullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: