Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

I ekstraduari për krim kibernetik Ardit Kutleshi, Ambasada amerikane: Shembull i bashkëpunimit me Kosovën

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I ekstraduari për krim kibernetik Ardit Kutleshi, Ambasada amerikane: Shembull i bashkëpunimit me Kosovën
Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28 vjeç, do të përballet me dënim me burgim në SHBA, pasi pranoi fajësinë për krijimin dhe operimin e “Rydox”, një faqe interneti dhe treg i paligjshëm ku kriminelët kibernetikë mund të blinin, shisnin dhe shkëmbenin të dhëna personale të vjedhura, si dhe të aksesonin pajisje e mjete për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e cilësoi këtë si shembull të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e falënderuar zyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn dhe institucionet e tjera në Prishtinë. “Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA-Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional. Faleminderit Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirëve, për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë!”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar