Kronikë
Skandal në Lushnjë: Mësuesi 60-vjeçar vihet në pranga për ngacmim seksual të 13-vjeçares
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, ku një mësues 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur. 60-vjeçari, i identifikuar me inicialet M. S., dyshohet se ka përdorur komunikimin virtual për të ngacmuar të miturën.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, uniformat blu të Komisariatit të Lushnjës kanë finalizuar arrestimin e tij pas kallëzimit të bërë nga prindërit e 13-vjeçares. Familjarët janë vënë në dijeni të situatës pasi e mitura, e cila ishte ndjerë e tronditur nga mesazhet e marra, ka vendosur t’ua tregojë atyre komunikimet e papërshtatshme në telefon.
Hetimet paraprake kanë zbardhur se mësuesi kishte dërguar prej kohësh mesazhe me përmbajtje të pahijshme drejtuar nxënëses së tij. Pasi kanë administruar provat e paraqitura dhe kanë kryer verifikimet e nevojshme procedurale, autoritetet policore kanë vënë në pranga 60-vjeçarin.
Aktualisht, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti që ka alarmuar opinionin publik dhe komunitetin arsimor në zonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: