Aktuale
Kriza e dëmtimeve zbutet te Bajerni: Nojer dhe Olise gati për sfidën e madhe, zbulohet situata e grupit
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza e dëmtimeve te skuadra e Bajernit të Mynihut u theksua ndjeshëm fundjavën e kaluar, gjatë supersfidës dramatike kundër Dortmundit që u mbyll me barazimin 2-2. Ky takim pati një kosto shumë të lartë për bavarezët, pasi Ismael Saibari, Serge Gnabri dhe Maise Olise u detyruan të lënë fushën e blertë para kohe për shkak të problemeve fizike.
Edhe pse shqetësimi fillestar i Olises dukej i lehtë, u kuptua shpejt se dy lojtarët e tjerë do të kishin një mungesë të gjatë përpara. Të dielën erdhi edhe konfirmimi zyrtar: Saibari i ishte nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa Gnabri kishte pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Për Olisen situata mbeti e paqartë në fillim, megjithëse drejtori sportiv, Maks Eberl, dha sinjale optimiste menjëherë pas ndeshjes.
Eberl ka marrë lajmin e shumëpritur pasditen e së hënës, kur u konfirmua se sulmuesi francez ishte bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e fundit stërvitore para përballjes në Ligën e Kampionëve kundër Atletikos së Madridit. Krahas tij, në stërvitje me grupin u rikthye edhe kapiteni Manuel Nojeri, i cili kishte munguar ndaj Dortmundit për shkak të dhimbjeve në këmbë. Të dy futbollistët kanë udhëtuar pasditen e së hënës drejt Spanjës, duke qenë pjesë e listës zyrtare të skuadrës që mbërriti në kryeqytetin spanjoll rreth orës 19:00.
Në krahun tjetër, Luis Dias dhe Jamal Musiala nuk do të jenë ende të gatshëm për sfidën e së martës në mbrëmje, pasi vazhdojnë procesin e rikuperimit njësoj si Saibari dhe Gnabri. Megjithatë, dyshja ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt fushës së blertë.
Pas një dëmtimi të lehtë muskulor, Luis Dias zhvilloi mëngjesin e së hënës seancën e parë individuale me top. Një ecuri pozitive ka pasur edhe Musiala, i cili gjithashtu u përfshi në stërvitjen me top, duke iu afruar rikthimit pas dëmtimit që e ka mbajtur larg fushave që nga data 18 shtator.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: