Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Revolucioni digjital në Kosovë: Dokumentet dhe nënshkrimet zyrtare tashmë në xhepin tuaj përmes kuletës dixhitale

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Revolucioni digjital në Kosovë: Dokumentet dhe nënshkrimet zyrtare tashmë në xhepin tuaj përmes kuletës dixhitale
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar zyrtarisht Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletën Dixhitale, një nismë kjo e vlerësuar si gurthemel në modernizimin e administratës shtetërore dhe ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve dhe bizneseve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se ky hap shënon një kthesë rrënjësore në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet, duke mundësuar që shërbimet publike të merren në çdo kohë dhe nga çdo vend, pa pasur nevojë për vizita fizike apo për të shtypur dokumente në letër. Sipas kreut të ekzekutivit, kjo platformë e shoqëruar me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, kursen kohë të vlefshme dhe eliminon lëvizjet e panevojshme administrative. “Nga shkuarja në institucione te qasja në shërbime që ofrohen kudo e kurdo, digjitalizimi praktikisht mundëson ardhjen e institucioneve te qytetari në vend se anasjelltas. Kur flasim për digjitalizimin mendojmë për kohën që mund të kursëjnë qytetarët, për rrugën që nuk do t’u duhet ta bëjnë, për punën që do të përfundojë kudo ku ai ose ajo ndodhet, për dokumentin që nuk do t’u duhet të shtypet. Sot me lansimin e platformës kombëtare të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale dhe aplikacionit për nënshkrim elektronik ‘iSign’, Republika e Kosovës shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e saj dixhital”, u shpreh Kurti. Në mbështetje të këtij projekti ka dalë edhe Bashkimi Evropian. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, bëri të ditur se ky institucion ka investuar 2.3 milionë euro për realizimin e kësaj platforme. “Jam i lumtur të them se kjo është bërë me mbështetjen e 2.3 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Nëse e shihni, ky investim është pjesë e një partneriteti më të gjerë mes BE-së dhe Kosovës, sepse partneri më i mirë dhe ofruesi më i madh për Kosovën është Bashkimi Evropian, duke ndihmuar kështu Kosovën në modernizimin dhe integrimin në BE. Falë këtij partneriteti, qytetarët e Kosovës tani mund të kenë një identitet të sigurt dixhital në telefonat e tyre”, deklaroi Schuebel. Ndërkohë, ministri i dikasterit përkatës, Lulëzon Jagxhiu, vlerësoi se ky projekt përbën një prej shtyllave kryesore të tranzicionit digjital në vend. “Në jetën e përditshme, përmes telefonit komunikojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona, por kur duhet ta dëshmojmë identitetin ose ta nënshkruajmë një dokument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht ose të marrim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime t’i kryejmë në formë dixhitale. Po lansojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit dixhital të shtetit tonë… Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet dixhitale”, përfundoi Jagxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar