Sport
Përplasje titanësh në “Wanda Metropolitano”: Atletico Madrid dhe Bayern Munich kërkojnë lavdinë në një duel drithërues
Reklamë e Sponsorizuar
Stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë sot arena e një përballjeje spektakolare mes Atletico Madridit dhe Bayern Munichut, dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian, të cilët premtojnë një ndeshje me ritëm të lartë dhe intensitet maksimal në fushën e gjelbër.
Një duel i tillë evropian garanton emocione të papërsëritshme dhe pritet t'i mbajë të mbërthyer pas ekranit dhe në shkallët e stadiumit të gjithë adhuruesit e futbollit të bukur, duke dëshmuar edhe një herë standardet e larta të dy skuadrave.
Në aspektin statistikor, gjermanët e Bayernit paraqiten me një epërsi historike, pasi në tetë ndeshjet e mëparshme mes tyre kanë regjistruar katër fitore, kundrejt dy sukseseve të spanjollëve, ndërsa dy sfida të tjera janë mbyllur në barazim. Edhe bilanci i golave flet në favor të bavarezëve, me 13 gola të shënuar kundrejt 5 të madrilenëve.
Megjithatë, një shqetësim i madh për formacionin e drejtuar nga Vincent Kompany mbetet pikërisht “Wanda Metropolitano”, një stadium ku Atletico nuk di çfarë domethënie ka humbja përballë këtij kundërshtari. Të dyja fitoret e spanjollëve ndaj gjermanëve, si dhe një barazim, janë arritur pikërisht në këtë impiant.
Ky duel i nëntë zyrtar mes tyre vjen në kryeqytetin spanjoll, ku “Los Colchoneros” synojnë të shfrytëzojnë këtë faktori fushë për të dhuruar një paraqitje madhështore.
Në krahun tjetër, Bayerni synon vetëm triumfin, pavarësisht sfidave dhe sfondit të vështirë për shkak të mungesave të rëndësishme në organikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: