Politikë
Ministri Hoti takon drejtuesit e LIVCZHK: Diskutohen sfidat e kategorive të dala nga lufta
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri Andin Hoti ka zhvilluar një takim zyrtar me delegacionin e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), të prirë nga drejtori Mustafë Prenku.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u trajtuan tema me rëndësi për kategoritë e dalura nga lufta, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua pengesave dhe sfidave në procedurat e verifikimit dhe njohjes së statusit për personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.
Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin, drejtuesit e LIVCZHK-së i dorëzuan ministrit Hoti publikimin me titull "Jetuam për të rrëfyer", një përmbledhje prekëse me rrëfime autentike dhe dëshmi nga viktimat e dhunës seksuale të periudhës së luftës.
Palët vlerësuan lart domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare, duke ritheksuar angazhimin e përbashkët për garantimin e të drejtave, mbrojtjen dhe respektimin e dinjitetit të të gjitha kategorive të dala nga lufta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: