Botë
Seanca gjyqësore për Erion Velian: Kryebashkiaku bojkoton sallën dhe dërgon një shkresë për trupin gjykues
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të martë, në orën 10:45, është parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë të pandehur.
Burimet konfirmojnë se Veliaj ka vendosur të mos jetë i pranishëm në sallë, duke ia lënë përfaqësimin avokatëve të tij mbrojtës. Qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar: ai ka deklaruar më herët se do të merrte pjesë fizikisht në proces vetëm nëse do të hiqet kafazi i qelqtë.
Sipas informacioneve, kryebashkiaku i on ë drejtim të gjykatës një letër zyrtare. Në këtë shkresë janë pasqyruar qëndrimet që ai ka bërë publike përgjatë 24 orëve të fundit, të cilat lidhen me pretendimet e tij për mesazhe kërcënuese që dyshohet se i janë dërguar nga Edi Rama nëpërmjet ministrit të Drejtësisë.
Në fund të letrës, Veliaj i ka bërë thirrje trupit gjykues që ta lexojë dokumentin gjatë seancës publike, me synimin për të garantuar transparencë dhe për t'i dhënë vlerësimin e duhur ligjor pretendimeve të ngritura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: