Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Seanca gjyqësore për Erion Velian: Kryebashkiaku bojkoton sallën dhe dërgon një shkresë për trupin gjykues

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 09:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Seanca gjyqësore për Erion Velian: Kryebashkiaku bojkoton sallën dhe dërgon një shkresë për trupin gjykues
Këtë të martë, në orën 10:45, është parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë të pandehur. Burimet konfirmojnë se Veliaj ka vendosur të mos jetë i pranishëm në sallë, duke ia lënë përfaqësimin avokatëve të tij mbrojtës. Qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar: ai ka deklaruar më herët se do të merrte pjesë fizikisht në proces vetëm nëse do të hiqet kafazi i qelqtë. Sipas informacioneve, kryebashkiaku i on ë drejtim të gjykatës një letër zyrtare. Në këtë shkresë janë pasqyruar qëndrimet që ai ka bërë publike përgjatë 24 orëve të fundit, të cilat lidhen me pretendimet e tij për mesazhe kërcënuese që dyshohet se i janë dërguar nga Edi Rama nëpërmjet ministrit të Drejtësisë. Në fund të letrës, Veliaj i ka bërë thirrje trupit gjykues që ta lexojë dokumentin gjatë seancës publike, me synimin për të garantuar transparencë dhe për t'i dhënë vlerësimin e duhur ligjor pretendimeve të ngritura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar