Sport
Tragjedi në Spanjë: Ndërron jetë futbollisti Jesus de Miguel pas goditjes fatale në fushë
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i CD Tenerife, Jesús de Miguel, është ndarë nga jeta të martën, më 3 nëntor 2026, si pasojë e një lëndimi fatal që pësoi gjatë takimit të mbrëmjes së kaluar kundër FC Andorrës.
Bilanci shëndetësor i lojtarit pësoi përkeqësim dramatik gjatë orëve të natës, ndërkohë që ai po mbahej nën kujdesin mjekësor intensiv në Spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në çastet e fundit të sfidës së zhvilluar në stadiumin “Heliodoro Rodríguez López”, ku De Miguel pati një përplasje të fortë me portierin kundërshtar, Jesús Owono, gjatë një dyluftimi ajror për topin.
Impakti rezultoi aq shqetësues sa arbitri mori vendimin për ta ndërprerë përfundimisht ndeshjen në minutën e 108-të, duke lejuar stafin mjekësor të ndërhynte menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë sportistit në fushë.
Pas ndërhyrjes së parë, ai u drgua me urgjencë me autoambulancë drejt qendrës spitalore, por pavarësisht angazhimit maksimal të mjekëve, ai nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.
Klubi i CD Tenerife ka bërë publike dhimbjen përmes një nifftimi zyrtar: “Me dhimbje të thellë, me një nyjë në fyt dhe pa mundur ta besojmë se kjo është e vërtetë, CD Tenerife njofton ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda, këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00”.
Në vijim të komunikatës, klubi shtoi: “Nuk ka fjalë ngushëllimi dhe asgjë që mund ta lehtësojë këtë trishtim të madh. Jemi pranë familjes së tij të shkatërruar nga dhimbja, pranë të dashurve të tij dhe gjithë tifozëve të Tenerife-s, që sot vajtojnë këtë përfundim mizor”.
Në shenjë mirënjohjeje, familja e Jesús de Miguel ka përcjellë falënderime për të gjitha mesazhet e shumta të solidaritetit, duke kërkuar njëkohësisht nga publiku dhe mediat që të respektohet privatështia e tyre gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të rëndë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: