Sport
Diplomacia ndërkombëtare në lëvizje: SHBA-ja ul sërish në tryezë Moskën dhe Kievin për bisedime paqeje në Abu Dabi
Reklamë e Sponsorizuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zyrtarizuar rifillimin e dialogut ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Delegacionet e të dy vendeve pritet të takohen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi, në kuadër të një rundi të ri bisedimesh që kanë për qëllim dhënien e fundit konfliktit të armatosur në territorin ukrainas.
Uashingtoni zyrtar ushqen shpresën se armëpushimi i përkohshëm, i arritur javën e kaluar, do të shërbejë si një trampolinë për të siguruar progres real në tryezën e negociatave.
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, konfirmoi se SHBA-ja do të luajë rolin e ndërmjetësit në këto bisedime. Fokus kryesor i takimeve do të jenë garancitë e sigurisë në periudhën e pasluftës, ulja e shkallës së tensioneve, dërgimi i ndihmave humanitare dhe përcaktimi i hapave konkretë drejt paqes afatgjatë.
Në bazë të informacioneve nga një zyrtar i lartë amerikan, pala amerikane në këtë proces do të përfaqësohet nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët janë në krye të përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit.
Ky zhvillim vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dha dritën jeshile për mbajtjen e bisedimeve në një format trepalësh, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia. Vendimi u mor pas një takimi mes Putinit dhe Witkoffit në Shën Petersburg, i cili u zhvillua dy javë më parë.
Kjo nismë e re diplomatike ndërmerret në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po intensifikon përpjekjet për të mbyllur luftën më vdekjeprurëse në Evropë prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Bisedimet e fundit trepalëshe me ndërmjetësimin e Uashingtonit ishin zhvilluar gjatë muajit shkurt.
Megjithatë, procesi u ndërpre papritur si pasojë e përfshirjes së SHBA-së, Izraelit dhe Iranit në një konflikt madhor.
Optimizmi për rikthimin e palëve në tryezë u ringjall pas vendosjes së një armëpushimi të përkohshëm të ndërmjetësuar nga amerikanët javën e kaluar.
Kjo armëpushim u dha mundësinë autoriteteve që të dërgojnë ndihma humanitare në Oleshki, një qytet në jug të Ukrainës që aktualisht ndodhet nënnën sundimin e forcave ruse.
Gjithashtu, banorëve vendas iu krijua hapësira e nevojshme për t'u evakuuar nga qyteti, në rast se kishin një dëshirë të tillë.
Pavarësisht përpjekjeve intensive në rrugën e diplomacisë, terreni vazhdon të flasë gjuhën e armëve, me sulme të vazhdueshme mes dy vendeve.
Më 3 nëntor, bombardimet ruse lënë të plagosur të paktën 62 persona brenda një qendre shëndetësore në Harkiv, ndërsa shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në rajone të ndryshme të Ukrainës.
Në krahun tjetër, autoritetet raportuan se dronët ukrainas kanë shënjestruar me sukses një rafineri nafte në qytetin rus të Jarosllavlit.
Ekspertët dhe ish-zyrtarët amerikanë tregohen të rezervuar dhe paralajmërojnë se nuk duhet pritur ndonjë kthesë e madhe apo përparim spektakolar në takimin e Abu Damit.
Sipas tyre, pozicionet e Kievit dhe Moskës mbeten tejet të largëta dhe mungojnë sinjalet se Kremlini, e në veçanti Putin, është i gatshëm të përqafojë një armëpushim të qëndrueshëm.
William Taylor, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë dhe ish-i ngarkuar me punë në ambasadën amerikane gjatë mandatit të parë të Trumpit, theksoi se thelbi i problemit qëndron te fakti nëse Rusia ka ndryshuar apo jo qasjen ndaj ndalimit të luftimeve.
“A ka vendosur Putin ta pranojë armëpushimin?”, shtroi pyetjen Taylor, duke vënë në dukje se si Uashingtoni, ashtu edhe Kievi, kanë demonstruar vullnet të plotë për këtë çështje.
Ai rikujtoi se më parë Trump kishte hedhur në tryezë një propozim për një armëpushim të kufizuar, i cili do të ndalte sulmet ndaj objekteve të energjisë.
Derisa Ukraina e mirëpriti një opsion të tillë, Rusia zgjodhi ta refuzojë atë.
Gjatë raundeve të mëparshme në nivel ekspertësh gjatë muajve janar dhe shkurt, palët arritën konsensus në disa aspekte teknike, përfshirë modalitetet e monitorimit të një armëpushimi të mundshëm.
Pavarësisht kësaj, Taylor vuri në pah se marrëveshja për vetë armëpushimin mbetet e paarrirë.
“Pjesa e vështirë, dhe ajo që do të përbënte përparim të vërtetë, do të ishte që Putin të thoshte po, se e pranon armëpushimin”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ky mbetet ngërçi kryesor i gjithë procesit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: