Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete
Djali i Jakup Krasniqit, deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale. Krasniqi e ka cilësuar deklaratën si një nismë të mirë, por ka thënë se pa miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret. “Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”,ka shkruar Krasniqi. Kuvendi i Kosovës e ka votuar sot deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Me 99 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër kjo deklaratë ka kaluar. Deklarata u përpilua nga të gjitha grupet parlamentare, ku ndër të tjera u bë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojë brenda mandatit të saj. /Insajderi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar