Kronikë
Humbje e madhe për Policinë: Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare zyrtarja Afërdita Hasan Kabashi
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti i sigurisë dhe ai lokal janë tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta në moshën 50-vjeçare të zyrtares policore, Afërdita Hasan Kabashi, e cila ishte me origjinë nga fshati Opterushë.
Lajmi për këtë humbje të dhimbshme u bë i ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar nga faqja informative e fshatit Opterushë, duke pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e saj të punës.
Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e varrimit të të ndjerës do të organizohet sot, ku do t'i jepet lamtumira e fundit pas faljes së namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Opterushë.
Në mesazhin e ngushëllimit thuhet: “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë zyrtarja policore, Afërdita Hasan Kabashi në moshën 50 vjeçare nga fshati Opterushë. Varrimi i të ndjerës bëhet pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Opterushë. Familjes Kabashi, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: