Politikë
Ministria e Shëndetësisë bëhet me zëvendësministre të re, Albin Kurti zyrtarizon emërimin e Edona Podrimjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zyrtarizuar emërimin e Edona Podrimjes në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.
E zgjedhura e re në këtë dikaster qeveritar është anëtare e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), subjekt ky që udhëhiqet nga Veton Berisha.
Gjatë takimit zyrtar, kreu i ekzekutivit i ka përcjellë urimet më të sinqerta znj. Podrimja për marrjen e detyrës, duke i uruar fat dhe mbarësi në përmbushjen me sukses të misionit të saj institucional.
Ky vendim vjen si pjesë e plotësimit të strukturës drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ajo pritet të japë kontributin e saj aktiv në arritjen e objektivave dhe detyrave që e presin këtë dikaster.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: