Kronikë
Përleshje e dhunshme mes pesë personave në Mitrovicën e Veriut, të gjithë përfundojnë me lëndime e njëri në mbajtje
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 00:05 pas mesnate.
Si pasojë e goditjeve të marra, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është dashur të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit të rastit, njëri nga të përfshirët në këtë përleshje është dërguar në mbajtje, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: