Aktuale
Tragjedia në Demiraj: Sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe
Reklamë e Sponsorizuar
Fshati Demiraj në Gjilan është përfshirë nga një zi e thellë, teksa sot familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët do t’i përcjellin për në banesën e fundit 27-vjeçarin Adonis Demiri dhe foshnjën e tij tremuajshe, Dolora Demiri, të cilët humbën jetën në rrethana tragjike të dielën.
Ndërkohë që autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, i dyshuari kryesor, 65-vjeçari Brahim Demiri – babai i viktimës – tashmë ndodhet në paraburgim, masë kjo e caktuar nga gjykata gjatë ditës së hënë.
Në njoftimin e publikuar nga familja thuhet: “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes babait dhe dritit, përplasje e cila përfundoi në mënyrë fatale për 27-vjeçarin dhe vajzën e tij të mitur, e cila u gjet pa shenja jete në vendin e ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: