Aktuale
Ravanelli thirrje Spallettit: Zhegrova dhe Alajbegoviçi duhet të jenë titullarë te Juventusi
Reklamë e Sponsorizuar
Triumfi i fundit i Juventusit ndaj Napolit ka ndezur sërish debatet rreth forcës dhe kapaciteteve të skuadrës bardhezi. Kësaj radhe ka qenë ish-sulmuesi i njohur i klubit, Fabrizio Ravanelli, i cili ka kërkuar hapësirë më të madhe në formacionin e Luciano Spallettit për Edon Zhegrovën dhe Kerim Alajbegoviçin, duke i vlerësuar ata si futbollistë me peshë kyçe për ekipin.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Penna Bianca” në kanalin zyrtar të Tuttosport në YouTube, Ravanelli ngriti si shqetësim mungesën e personalitetit te Juventusi në faza të caktuara kritike, ndërsa veçoi ndikimin e jashtëzakonshëm të talentit 19-vjeçar Alajbegoviç në përballjen ndaj napolitanëve.
“Gjithmonë kemi thënë se Juventusit i mungon personaliteti. Mbrëmë, ndeshjen e vendosi një lojtar 19-vjeçar, prandaj ose e ke personalitetin, ose nuk e ke. Kur isha 17 vjeç, tashmë gjuaja penallti për Perugian në Serie C”, u shpreh Ravanelli gjatë bisedës.
Legjenda bardhezi nuk u ndal vetëm te goli i shënuar nga Alajbegoviçi, por lëvizi edhe angazhimin e tij taktik, duke theksuar guximin e të riut për të kërkuar vazhdimisht topin dhe për të prodhuar epërsi në fushë.
Nga ana tjetër, Ravanelli shfaqi habinë e tij për minutat e pakta që i po i jepen sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, duke kërkuar që ai të shndërrohet në një shtyllë kryesore të formacionit torinez.
“Nuk mund ta kuptoj pse Zhegrova nuk arrin kurrë ta nisë ndeshjen si titullar. Duhet të sigurohemi që, edhe kur përballemi me vështirësi mendore, të mund të mbështetemi te njëri-tjetri, edhe kur të gjithë të tjerët fshihen. Nëse shkoj në luftë, dua lojtarë të tillë”, theksoi ai me bindje.
Duke sjellë në vëmendje aksionin vendimtar të Zhegrovës kundër Napolit që solli golin, Ravanelli insistoi se prania e futbollistëve të këtij niveli në fushë është e domosdoshme për Juventusin.
“Për mua, Zhegrova dhe Alajbegoviçi duhet të luajnë te Juventusi. Pastaj duhet ta përshtatim ekipin, por ata absolutisht duhet të jenë në fushë. Mendoj se Spalletti duhet të jetë i kënaqur me Alajbegoviçin, duke parë mënyrën se si reagoi.
Luciano e do sfidën dhe duhet ta ketë kuptuar se ka në dispozicion një lojtar me karizëm. Ai bëri gjëra që i bëjnë futbollistët e guximshëm, të cilët nuk e ndiejnë presionin”, përfundoi Ravanelli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: