Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Aksidentet s’kanë të ndalur në Kosovë: Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave

Redaksia Lajmetereja • 20-05-2025 19:31
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksidentet s’kanë të ndalur në Kosovë: Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave
Publikuar më: Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidentin ndërmjet një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” përgjatë së martës. Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar me autoambulancë për tretman mjekësor. “Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me taraga vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai. Hoxha gjithashtu bëri të ditur se pas këtij aksidenti u bllokua përkohësisht autostrada Suharekë-Duhël. “Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarës kanë dalur njësitë përkatëse policore te cilat edhe janë marrë me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar