Aktuale
Nderim për dy ikonat e lirisë: Obiliqi përkujton heronjtë Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e sakrificës sublime të dëshmorëve të atdheut, sot janë zhvilluar homazhe pranë memorialit të heroit të kombit, Fahri Fazliu, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen e thellë institucionale e qytetare ndaj jetës dhe veprës së tyre.
Kësaj ngjarjeje iu bashkua edhe i pari i komunës, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, i shoqëruar nga drejtorë e zyrtarë të ekzekutivit komunal, familjarë të heroit Fahri Fazliu, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të tij, si dhe një numër i madh qytetarësh që kishin dalë për të nderuar kujtimin e tyre.
Gjatë këtij organizimi, të pranishmit vendosën kurora lulesh dhe u përulën me përkushtim para veprës madhore të Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, duke evokuar idealet e tyre dhe rrugën e gjatë e të dhimbshme drejt çlirimit të Kosovës.
Ndërkohë, nga autoritetet komunale u theksua se Obiliqi do të vazhdojë të ruajë me krenari kujtesën historike, duke i mbajtur gjallë vlerat e atdhedashurisë dhe duke përcjellë ndër breza respektin për personalitetet që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: