Sport
Tragjedi në Tajlandë: 15-vjeçarja humb jetën nga rrufeja në fushën e golfit
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin tajlandez, pasi një golfiste 15-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rrufeja gjatë një ndeshjeje. Tragjedia ndodhi në një fushë golfi, ku aktiviteti sportiv kishte vazhduar pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe stuhisë.
Adoleshentja, e cila u identifikua me emrin Nong Leng, humbi jetën mëngjesin e së hënës, pasi nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Nga e njëjta goditje rrufeje mbeti i plagosur rëndë edhe një person i moshës 31-vjeçare.
Sipas burimeve lokale, incidenti fatal u regjistrua të dielën, kur shkarkimi elektrik goditi drejtpërdrejt fushën sportive. Pas goditjes, e mitura ra në tokë pa ndjenja dhe pa shenja jete. Reagimi i ekipeve të shpëtimit ishte i menjëhershëm, të cilët arritën ta rikthenin përkohësisht në jetë nëpërmjet ndërhyrjes së reanimimit kardiopulmonar (CPR).
Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo u drgua me urgjencë në një spital lokal dhe më pas u transferua në një qendër tjetër mjekësore për shkak të gjendjes kritike. Vetëm një orë pas ngjarjes, 15-vjeçarja pësoi një arrest kardiak dhe pavarësisht përpjekjeve mjekësore gjatë gjithë natës, ajo ndërroi jetë mëngjesin e së hënës.
Lajmin tragjik e bëri të ditur publikisht nëna e viktimës përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Ajo njoftoi gjithashtu se babai i vajzës po udhëtonte me urgjencë nga jashtë shtetit për t'i dhënë lamtumirën e fundit të bijës.
Nong Leng njihej si një talent i spikatur dhe shumë premtues në golfin tajlandez. Ajo ishte anëtare aktive e Shoqatës së Golfit për të Rinj të Tajlandës, ku kishte marrë pjesë në gara të ndryshme, ndërsa në vitin 2026 ishte shpallur fituese e Kampionatit të Turit Aziatik për të Rinj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: