Ekonomi
Tregjet merr frymë lirshëm: Zbutja e krizës SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës dhe gazit
Reklamë e Sponsorizuar
Tregjet globale të energjisë kanë shënuar një kthesë drastike, pasi sinjalet e reja diplomatike kanë zbutur ndjeshëm tensionet gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke sjellë një ulje të menjëhershme të çmimeve të karburanteve.
Konkretisht, nafta bruto amerikane WTI ka pësuar një rënie prej 6.7%, duke u tregtuar në kuotën e 97.1 dollarëve për fuçi. E njëjta ecuri është regjistruar edhe për naftën Brent, e cila shërben si standard ndërkombëtar, ku gjithashtu me një tkurrje prej 6.7% ka arritur në vlerën e 105.86 dollarëve për fuçi.
Ky zhvillim pozitiv u nxit nga deklaratat e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi se administrata e tij synon t'i japë hapësirë zgjidhjes paqësore përmes bisedimeve. Duke iu referuar raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Pezeshkian bëri me dije se Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka siguruar ekzekutivit autoritetin e plotë për të ecur përpara në këtë drejtim.
Gjatë një bashkëbisedimi me krerët e provincave, kreu i shtetit iranian bëri të qartë se vendi i tij nuk do t'i nënshtrohet presionit përmes përplasjeve, duke nënvizuar se Teherani refuzon kategorikisht çdo kërkesë që e vlerëson si të padrejtë apo të ekzagjeruar.
Rinisja e mundshme e dialogut mes Uashingtonit dhe Teheranit ka reflektuar menjëherë edhe në qetësimin dhe rritjen e besimit në tregjet financiare ndërkombëtare, ku bursat kryesore në Evropë dhe Wall Street kanë shfaqur tendenca pozitive.
Më konkretisht, bursa e Milanit ka regjistruar një rritje prej 0.5%, ajo e Madridit prej 0.8%, Parisi ka fituar 0.3% dhe Frankfurti 0.2%, ndërsa e kundërta ka ndodhur vetëm me Londrën, e cila ka shënuar një korrigjim të lehtë rënës prej 0.1%.
Në të njëjtën linjë me naftën, edhe tregu i gazit natyror ka pësuar një rënie prej 8.5%, duke zbritur në nivelin e 95 eurove për megavat/orë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: