Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sukses historik në Baku: Kombëtarja U15 ngjit Shqipërinë në majat e futbollit botëror

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sukses historik në Baku: Kombëtarja U15 ngjit Shqipërinë në majat e futbollit botëror
Kur u nisën drejt Bakusë, futbollistët e kombëtares U15 kishin pak informacion si për shtetin mikpritës, ashtu edhe për kundërshtarët që do të kishin përballë. Ishte hera e parë që ata merrnin pjesë në një aktivitet kaq madhështor dhe larg vendlindjes, me përfaqësuese nga e gjithë bota. Plot 189 ekipe u mblodhën në një pikë të vetme në hartë gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit tetor. Edhe pse nuk mori vëmendjen e merituar mediatike, Përfaqësuesja Shqiptare U15 arriti një rezultat fantastik dhe historik në kampionatin botëror të zhvilluar në Azerbajxhan. Pozicionimi në vendin e 17-të përbën një arritje të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh se në këtë garë konkurronin 189 shtete të ndryshme të planetit. Kjo shënonte herën e parë që organizohej një kompeticion i tillë për këto fasha moshe në një shkallë kaq të gjerë, nën kujdesin e pë4qetë të FIFA-s dhe posaçërisht të Arsene Wenger, i cili mban përgjegjësinë për zhvillimin e futbollit të këtyre brezave. Përfaqësuesja e djemve kuqezinj triumfojë në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa surpriza më e madhe ishte fitorja ndaj Bregut e Fildishtë, skuadër e cila konsiderohej ndër favoritet kryesore të turneut. Në fazën e dytë, talentet e U15 regjistruan katër fitore radhazi kundër kombëtareve të forta si Algjeria, Australia, Bosnja dhe Peruja. Kuqezinjtë u ndalën vetëm nga Egjipti, por bilanci i përgjithshëm mbetet mbresëlënës: në 10 ndeshje të zhvilluara, ata arritën 9 fitore dhe pësuan vetëm 1 humbje, duke u renditur në vendin e 17-të. Ky sukses bëri që Shqipëria të linte pas fuqi tradicionale të futbollit me akademi të mëdha, si Argjentina, Portugalia, Anglia apo Kroacia. Lojtarët e kombëtares tonë shfaqën karakter të fortë luftarak dhe disiplinë taktike, duke u treguar të barabartë dhe duke mos u frikësuar përballë kundërshtarëve që zotëronin epërsi fizike ose që vinin nga akademitë më prestigjioze të klubeve europiane. Kampionati Botëror i Bakusë dëshmoi qartë se e ardhmja e futbollit shqiptar është në duar të sigurta, ndërsa fidanishtja që po rritet në shkollën sportive në Durrës, e njohur si Elite Youth Academy, premton shumë për të nesërmen. Një element që bie në sy nga ky brez, të cilit Federata i kushton vëmendje të veçantë, është fakti se pjesa më e madhe e lojtarëve që formojnë boshtin e kombëtares aktivizohen rregullisht në kampionatet dhe klubet vendase.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar