Kronikë
Edhe Policia gjobitet për parkim të gabuar (Video)
Reklamë e Sponsorizuar
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një patrullë policore ka vendosur gjobë ndaj një veture zyrtare të Policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Në xhamin e automjetit është vendosur një njoftim që kërkon nga pronari i veturës të paraqitet në stacionin policor, për shkak të një kundërvajtjeje të evidentuar – parkimi në mënyrë të parregullt në njërin prej shiritave të rrugës “UÇK” në Prishtinë.
Ky veprim, ndonëse i rrallë, është një sinjal i qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se rregullat e komunikacionit vlejnë për të gjithë, përfshirë edhe zyrtarët policorë.
Rasti ka ngjallur reagime pozitive në rrjete sociale, ku qytetarët e kanë përshëndetur barazinë para ligjit dhe zbatimin korrekt të tij nga vetë Policia e Kosovës./IndeksOnline/
Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: