Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vlora Çitaku pas miratimit të Deklaratës për UÇK-së: Hapi i radhës i takon Qeverisë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vlora Çitaku pas miratimit të Deklaratës për UÇK-së: Hapi i radhës i takon Qeverisë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dalë me një reagim zyrtar pasi Kuvendi miratoi në mënyrë unanime Deklaratën në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çitaku u ka shprehur mirënjohjen e saj 99 deputetëve që i dhanë mbështetjen këtij dokumenti, duke theksuar se tashmë topi është në fushën e ekzekutivit për të proceduar tutje me nismën ligjore. “Kuvendi sot e shprehu vullnetin e tij. Tani është radha që Qeveria ta sjellë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, që ai të votohet pa vonesë,” ka theksuar ajo. Tutje, zyrtarja e lartë e PDK-së ka shtuar se deklaratat politike duhet të shoqërohen me hapa konkretë institucionalë. “Deklarata është zotim. Ligji është veprim. T’i jetësojmë të dyjat pa vonesa. Sot u pa që është e mundur. UÇK-ja të na bashkojë,” ka përfunduar shkrimin e saj Çitaku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar