Aktuale
37-vjetori i rënies heroike, Haradinaj nderojnë kujtimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë kompleksit të varrezave të dëshmorëve në kryeqytet, në kuadër të shënimit të 37-vjetorit të rënies së dy personaliteve të shquara të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Gjatë këtij nderimi institucional, Haradinaj ka evokuar figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dy atdhetarëve, duke i cilësuar ata si shtylla të rëndësishme të lëvizjes çlirimtare dhe burim të përhershëm frymëzimi për gjeneratat e pasuara që u ngritën në mbrojtje të vendit.
“Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në mesazhin e tij përkujtimor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: