Sport
Magjia e Zhegrovës kundër Napolit shtang Italinë, mediat vënë në shënjestër vendimet e Spallettit
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitja fantastike e Edon Zhegrovës në triumfin 2-0 të Juventusit kundër Napolit ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv përtej Adriatikut, me shtypin italian që ka lartësuar kontributin e jashtëzakonshëm të yllit kosovar pas futjes së tij në fushë gjatë pjesës së dytë.
I hedhur në lojë nga tekniku Luciano Spalletti, anësori dardan pati nevojë për rreth 30 minuta për të bërë diferencën, duke u shpërblyer me notën e lartë 7.5. Kjo ishte paraqitja e dytë më e vlerësuar mes lojtarëve bardhezinj, e kaluar vetëm nga Alajbegoviç, i cili zhbllokoi shifrat e ndeshjes.
Megjithatë, përveç lojës së tij brilante, një reagim të fortë dhe ironik ka pasur nga “Sportmediaset”, e cila ka ngritur pikëpyetje të hapura mbi arsyet pse Spalletti vazhdon ta lërë sulmuesin anësor në stol.
Sipas analizës së mediumit italian,faqja prej nga vjen kosovari duket se ende nuk e ka bindur plotësisht trajnerin për t'i besuar fanellën e titullarit në Seria A, pavarësisht se çdo herë që aktivizohet, ai shkatërron mbrojtjet e ekipeve rivale.
“Duket se ai tashmë ka shterur të gjitha mënyrat për t'i folur trajnerit Spalletti, sidomos kur mendon se në 27 sfidat e kampionatit me fanellën e Juventusit, nuk e ka nisur asnjëherë nga minuta e parë. Madje, me ironi mund të thuhet se edhe targën e automjetit të tij duhet ta ketë gdhendur me lutjen: ‘Të lutem Luciano, më jep një shans nga minuta e parë’”, shkruan mediumi italian në tonet e saj sarkastike.
Kjo situatë ka hapur një debat të gjerë në Itali rreth menaxhimit të një lojtari me vlerë të jashtëzakonshme teknike dhe aftësi superiore në driblime, i cili vazhdon të jetë i anashkaluar nga formacioni startues.
Edhe pse mund të ketë rezerva taktike rreth përshtatjes së tij me skemat e skuadrës, dhuntia e Zhegrovës për të çrregulluar mbrojtjet e ngjeshura dhe për të fituar dyluftimet një kundër një mbetet një aset i pazëvendësueshëm për torinezët.
Performanca e fundit përballë Napolit shërben si një dëshmi e qartë se Zhegrova nuk do të dorëzohet lehtë në luftën e tij për të fituar besimin e plotë të stafit teknik dhe një vend të merituar në formacionin bazë të gjigantit italian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: