Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Masë e re në Pejë pas tragjedisë: Prokuroria emëron koordinator të posaçëm kundër dhunës në familje

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Masë e re në Pejë pas tragjedisë: Prokuroria emëron koordinator të posaçëm kundër dhunës në familje
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, e cila ka marrë këtë detyrë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka zhvilluar një takim pune me të gjithë prokurorët e këtij institucioni. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij takimi, Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga stafi prokurorial një angazhim dhe vigjilencë shumë më të lartë në përmbushjen e detyrave, duke vënë theksin te trajtimi i rasteve gjatë orëve të kujdestarisë, me qëllim që reagimi institucional të jetë i menjëhershëm dhe profesional për çdo rast. "Me këtë rast, ajo ka theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë prokurorëve të shtetit, duke ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e saj në çdo situatë ku kërkohet ndërhyrja dhe mbështetja e udhëheqjes së Prokurorisë", thuhet në njoftim. Në kuadër të riorganizimit të brendshëm dhe ngritjes së efikasitetit, u.d. e Kryeprokurores ka marrë vendim që prokurori i shtetit, Ermal Demhasaj, të caktohet në pozitën e koordinatorit për rastet e dhunës në familje, me mandat të pacaktuar. Po ashtu, u.d. e Kryeprokurores ka mbajtur takim edhe me stafin administrativ të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga i cili ka kërkuar angazhim dhe intensitet të shtuar në punë, respektim të plotë të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të shmangies së lëshimeve eventuale dhe menaxhimit sa më efikas të punëve dhe proceseve administrative në institucion. U.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përgjegjësisë institucionale dhe koordinimit ndërmjet të gjithë punonjësve, në mënyrë që Prokuroria Themelore në Pejë të vazhdojë përmbushjen e mandatit dhe përgjegjësive të saj ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar