Kronikë
Ndryshime në Prokurorinë e Pejës: Disha-Haxhosaj kërkon vigjilencë më të lartë dhe cakton koordinatorin e ri për dhunën në familje
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, e cila është emëruar në këtë funksion përmes një vendimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka zhvilluar një takim pune me të gjithë prokurorët e këtij institucioni.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, ajo ka kërkuar angazhim dhe përgjegjësi të shtuar nga stafi prokurorial, duke veçuar rëndësinë e trajtimit të rasteve gjatë orëve të kujdestarisë. U.d. e Kryeprokurores ka kërkuar reagim të shpejtë dhe profesional për çdo situatë që paraqitet.
Po ashtu, Disha-Haxhosaj ka konfirmuar se do të jetë mbështetëse e palëkundur për të gjithë prokurorët e shtetit, duke garantuar bashkëpunim të ngushtë dhe ndihmë institucionale kudo që evidentohet nevoja për ndërhyrjen e drejtuesve të prokurorisë.
Në kuadër të riorganizimit të brendshëm, me vendim të u.d. së Kryeprokurores, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është emëruar në pozitën e koordinatorit për rastet e dhunës në familje, me mandat të pacaktuar. Krahas kësaj, Disha-Haxhosaj ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me administratën e Prokurorisë Themelore në Pejë, ku ka kërkuar ritëm më të lartë pune, zbatim rigoroz të ligjit dhe përgjegjësi në detyrë, me qëllim parandalimin e çdo lëshimi të mundshëm dhe ngritjen e efiçiencës në menaxhimin e proceseve administrative.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: