Politikë
Tensioni në rritje: Kërkesa e Netanyahut ndaj Trumpit për goditjen ushtarake ndaj Iranit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka krerëve të Shtëpisë së Bardhë, konkretisht presidentit amerikan Donald Trump, që të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit në përfundim të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të cilat mbahen këtë të martë.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime diplomatike izraelite dhe amerikane, kjo kërkesë u shtrua gjatë një komunikimi telefonik mes dy liderëve të zhvilluar të shtunën, ku në qendër të vëmendjes ishin zhvillimet e fundit me Teheranin dhe e ardhmja e bisedimeve dypalëshe. Megjithatë, raportimet tregojnë për një qasje të ndryshme mes dy aleatëve, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë anon nga dhënia e një hapësire më të gjërë procesit diplomatik përpara se të ndërmerret ndonjë hap i ngutshëm ushtarak në shkallë të gjerë.
Aktualisht, administrata amerikane po shqyrton paralelisht dy rrugë alternative: gjetjen e një gjuhe të përbashkët me Teheranin për rivendosjen e dialogut paqësor, por edhe mbajtjen gati të planeve për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në terren.
Në të njëjtën linjë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, përmes një ndërmjetësi të besuar, i ka dorëzuar palës iraniane një mesazh zyrtar me shkrim, ku bëhet thirrje për rikthimin në tryezën e bisedimeve me qëllim arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm mes palëve.
Përballë këtyre zhvillimeve, si zyra e kryeministrit izraelit ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë preferuar të ruajnë heshtjen, duke refuzuar të japin ndonjë koment zyrtar lidhur me këto prapaskena diplomatike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: