Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bullgaria në prag të historisë: Sondazhet nxjerrin Ilyana Yotovën fituese të garës presidenciale

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bullgaria në prag të historisë: Sondazhet nxjerrin Ilyana Yotovën fituese të garës presidenciale
Bullgaria është drejt zgjedhjes së presidentes së saj të parë grua përmes votës së drejtpërdrejtë popullore. Sipas sondazheve paralele të bëra publike pas mbylljes së vendvotimeve të dielën, Ilyana Yotova ka kryesuar bindshëm në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Matjet paraprake tregojnë se ajo ka siguruar mes 57.4% dhe 58.2% të mbështetjes qytetare, ndërsa kundërkandidati i saj, Andrei Gurov, ka arkëtuar mes 38.6% dhe 39.6% të votave. Pas publikimit të rezultateve të para, kundërshtari politik ka pranuar humbjen, duke shprehur respektin e tij për verdiktin e qytetarëve. Ndërkohë që pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet kompetente zgjedhore, Yotova është pranë shënimit të një momenti historik për vendin, duke u bërë gruaja e parë në krye të shtetit bullgar e zgjedhur në këtë post përmes vullnetit popullor. Në fjalimin e saj të parë pas mbylljes së procesit, Yotova e cilësoj fushatën e saj si një model pozitiv, të zhvilluar pa fjalor urrejtjeje apo sulme personale. Ajo u shpreh se elektorati ka mbështetur platformën e saj që i kushtonte vëmendje të veçantë standardit jetësor, ruajtjes së paqes dhe sfidave socio-ekonomike me të cilat përballet shoqëria bullgare. Qëndrimet rreth konfliktit në Ukrainë kanë qenë ndër pikat kyçe të kësaj gare elektorale. Yotova ka mbrojtur vazhdimisht nevojën e një zgjidhjeje diplomatike për krizën, duke kundërshtuar dërgimin e mëtejshëm të ndihmave ushtarake për Kievin dhe duke kërkuar një diplomaci të pavarur, të orientuar nga interesat jetike kombëtare. Megjithatë, ajo ka garantuar se integrimi euroatlantik i vendit, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, mbetet i pacenuar. Në krahun tjetër, Gurov ka insistuar se hapi i parë duhet të jetë ndërprerja e agresionit ushtarak rus, duke shfaqur rezerva dhe kritika ndaj qasjes që Yotova ka mbajtur përgjatë gjithë fushatës karshi Moskës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar