Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Paga të plota, punë pak: Deputetët marrin rrogat afro 1,859 euro për seancat disa minutëshe

Redaksia Lajmetereja • 20-05-2025 12:27
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paga të plota, punë pak: Deputetët marrin rrogat afro 1,859 euro për seancat disa minutëshe
Që nga prilli e deri në mesin e majit, deputetët e betuar të Kuvendit, kanë mbajtur plot 18 tentativa me seanca veç disaminutëshe për konstituim, por pa asnjë rezultat konkret. Pavarësisht kësaj situate të pazakontë dhe mungesës së funksionalitetit parlamentar, deputetët vazhdojnë të marrin pagën e plotë mujore. ”Sipas Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, paga bruto mujore e një deputeti është afërsisht 1,859 euro, deri më 30 qershor 2025. Pas kësaj date paga bëhet 1,914 euro”, deklaroi për klankosova.tv, Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ai thotë se parlamentarët madje kanë të përfshirë meditjet në pagën e tye fikse mujore. ”Mëditja është integruar në pagën e tyre fikse mujore, ku legjislatura e 8-të e ka bërë këtë ndryshim”. ”Deputetët nuk përfitojnë më kompensime/mëditje shtesë për pjesëmarrje në seanca plenare, përfshirë edhe ato për tentimet për konstituim të Kuvendit”, shton ndër tjera Miftaraj. Kjo do të thotë se edhe në rastet kur seancat po thirren çdo 48 orë, nuk ka pagesë shtesë për pjesëmarrje. Megjithatë, deputetët vazhdojnë të marrin pagën e tyre afro 1,859 euro pavarësisht seancave 48 orëshe, vetëm disa minutëshe. Ndryshe, seanca e radhës mbahet nesër, në orën 11:00, në tentativën e 19-të për konstituim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar