Aktuale
Gara për supertalentin e Manchester Unitedit: PSG merr refuzimin, Real Madridi udhëheq garën
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi spanjoll Real Madrid është shndërruar në pretendentin kryesor për të siguruar shërbimet e JJ Gabriel, pasi talenti 16-vjeçar i Manchester Unitedit thuhet se ka hedhur poshtë edhe propozimin e përmirësuar financiar nga Paris Saint-Germaini.
Mesfushori me tipare sulmuese është i vendosur të ndryshojë ambient, duke qenë se ndjehet i zhgënjyer nga hapësirat e pakta që i janë dhënë në skuadrën e parë nën drejtimin e Michael Carrick.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, si futbollisti ashtu edhe stafi i tij drejtues kanë refuzuar kontratën e re të propozuar nga parisienët, pavarësisht kushteve më të favorshme ekonomike që përmbante ajo.
Ky zhvillim e vendos Real Madridin në pozitat e favoritit absolut, pasi ky shihet si destinacioni ideal për të ardhmen e mesfushorit nga Anglia. Vetë lojtari shfaq preferencë të qartë për kampionatin spanjoll, ku beson se mund ta shpalosë në maksimum potencialin e tij të plotë.
Parisienët kishin shpresuar se projekti i tyre ambicioz dhe politika e promovimit të të rinjve do ta bindnin adoleshentin, por si ai ashtu edhe agjenti i tij, Ali Barat, mbeten të fokusuar te një kalim i mundshëm në La Liga.
Edhe Barcelona me Bayern Munichun kishin shfaqur interesim fillestar për ta marrë lojtarin, mirëpo të dyja skuadrat u tërhoqën shpejt për shkak të kostove të larta që do të sillte një garë e tillë ofertash.
Në anën tjetër, gjiganti madrilen thuhet se po përgatit një paketë financiare prej mbi 10 milionë eurosh për një marrëveshje trevjeçare. Kjo shifër përfshin përfitimet totale të lojtarit dhe jo një dëmshpërblim që do t'i derdhej në arkat e Manchester Unitedit.
Kreu i pakënaqësisë së lojtarit lidhet me muajin shtator, kur ai kishte kërkuar zyrtarisht largimin nga “Old Trafford”, i pakënaqur me strategjinë e klubit për zhvillimin e tij dhe mungesën e aktivizimit.
Përfaqësuesit e tij kishin kërkuar garanci konkrete për minuta loje gjatë këtij edicioni, kërkesë kjo e cila u hodh poshtë nga drejtuesit e Manchester Unitedit. As tentativa e mëvonshme për të afruar qëndrimet mes palëve nuk solli ndonjë rezultat pozitiv.
Talenti anglez iu bashkua akademisë së “Djajve të Kuq” kur ishte vetëm 11 vjeç, duke lënë pas shifra fantastike në kategoritë e reja. Ai arriti të shënonte 29 gola në 32 ndeshje me grupmoshat U18, para se të ftohej në ekipin e parë gjatë fazës përgatitore verore.
Pavarësisht epërsisë së dukshme të Real Madridit, Gabriel ende nuk e ka zyrtarizuar përfundimisht se cila do to jetë skuadra e tij e radhës.
Për t'u finalizuar ky transferim ndërkombëtar, duhet të kapërcehen edhe disa pengesa burokratike. Lëvizja e tij jashtë kufijve të Anglisë para se të mbushë moshën 18-vjeçare kushtëzohet nga marrja e një lejeje speciale nga rregulloret e FIFA-s, e cila sigurohet përmes një pasaporte evropiane.
Nëse marrëveshja merr jetë, Manchester Unitedi do të mjaftohet vetëm me një kompensim modest për zhvillimin e lojtarit, shifër kjo që parashikohet të jetë rreth 350 mijë funte.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: