Sport
Liga e Kombeve: Përfaqësuesja kuqezi pëson ndryshime në organikë, konfirmohen mungesat e radhës
Reklamë e Sponsorizuar
Ditën e martë, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për të zhvilluar sfidën e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të matë forcat me San Marinon.
Megjithatë, stafi teknik do të duhet të bëjë llogaritë pa disa prej lojtarëve, mungesa të cilat janë zyrtarizuar së fundmi edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Mbrojtësi Klisman Cake vijon ende procesin e riaftësimit fizik dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Megjithatë, nga institucioni i futbollit bëhet me dije se ai pritet të rikthehet në dispozicion për miqësoren ndaj Finlandës.
Ndërkohë, një tjetër lëvizje ka prekur repartin e portës, pasi portieri Simon Simoni është larguar përfundimisht nga grumbullimi i skuadrës A.
Duke qenë se gardiani i rinj ishte lënë jashtë listës për ndeshjen e kaluar ndaj Bjellorusisë dhe e njëjta situatë parashikohej edhe për sfidat e ardhshme, është marrë vendimi që ai t'i bashkohet Kombëtarja U21 për ndeshjet miqësore që kjo e fundit do t'i zhvillojë gjatë kësaj periudhe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: