Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Valë tragjedish në Gjilan: Pesë viktimë brenda pak javësh tronditin opinionin publik

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Valë tragjedish në Gjilan: Pesë viktimë brenda pak javësh tronditin opinionin publik
Rajoni i Gjilanit është përfshirë nga frika dhe tronditja gjatë tri javëve të fundit, pasi një seri ngjarjesh të rënda ka lënë pas pesë të vdekur në rrethana tragjike. Seria e krimeve nisi më 9 tetor në fshatin Livoç i Poshtëm, ku një 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar mbetën të vrarë, ndërsa një 48-vjeçar u plagos rëndë. Sipas të dhënave nga Prokuroria, i dyshuari për këtë ngjarje ishte një 38-vjeçar, ndërsa arsyet e këtij akti mbetën të panjohura. Vetëm 48 orë më vonë, më 11 tetor, një tjetër jetë u shua nga armët e zjarrit në fshatin Pogragjë, ku viktimë mbeti një 29-vjeçar. I dyshuari kryesor për këtë krim, që dyshohet të jetë babai i viktimës, u arratis nga vendi i ngjarjes, duke detyruar Policinë të nisë menjëherë aksionin e kërkimit. Tragjedia e radhës ndodhi mbrëmjen e 1 nëntorit në fshatin Demiraj, ku dy persona, një 27-vjeçar dhe një foshnjë, u gjetën pa shenja jete. Lidhur me këtë ngjarje, e cila është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”, uniformat blu arrestuan një 65-vjeçar, i cili është babai i viktimës së rritur, ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat. Pas kësaj ngjarjeje tronditëse ka reaguar edhe i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. "Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët", ka deklaruar Hyseni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar