Sport
Formë e lartë në Norvegji: Zymer Bytyqi shkëlqen me gol dhe asistim për Kristiansundin
Reklamë e Sponsorizuar
Kristiansund Ballklubb ka regjistruar një fitore spektakolare me rezultatin 4:2 në udhëtim ndaj Sarpsborg 08, në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit norvegjez. Një ndeshje kjo e cila u karakterizua nga emocione të forta, ku tre prej futbollistëve të skuadrës fituese arritën të gjejnë rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon në kampionat.
Episodet e para të sfidës u shenjuan nga emrat e Marius Elvius në minutën e 3-të, Zymer Bytyqi në minutën e 6-të, Gustav Christensen në minutën e 31-të, si dhe Haakon Haugen i cili vulosi rezultatin në kohën shtesë (90+6’).
Sulmuesi nga Kosova, Zymer Bytyqi, rezultoi ndër figurat kyçe të këtij triumfi të rëndësishëm. Pas një asistimi ideal të pranuar nga Gustav Christensen, ai tregoj klas në kontrollin e topit dhe me një ekzekutim preciz mposhti portierin vendas, duke dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.
Përveç finalizimit të suksesshëm, kontributi i Bytyqit u shtri edhe te goli i parë i takimit, ku ai ofroi një pasim vendimtar për shokun e skuadrës.
Në këtë përballje, përfaqësuesi kosovar u paraqit për 65 minuta në fushë, duke dëshmuar formë të mirë dhe duke ndikuar direkt në suksesin e skuadrës së tij.
Pas kësaj xhiroje, Sarpsborg 08 pozicionohet në vendin e nëntë të klasifikimit me 31 pikë të grumbulluara, ndërsa Kristiansund Ballklubb vazhdon luftën për mbijetesë, duke mbajtur vendin e 15-të me 23 pikë në llogarinë e vet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: