Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Fundjavë e përgjakur e Halloween-it në SHBA: Tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur nga armët e zjarrit

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fundjavë e përgjakur e Halloween-it në SHBA: Tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur nga armët e zjarrit
Festimet e fundjavës së Halloween-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shoqëruar me tragjedi, pasi disa sulme me armë zjarri në qytete të ndryshme kanë lënë të paktën tetë persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Incidentet e armatosura ndodhën në disa shtete federale, kryesisht në zona me qarkullim të lartë qytetarësh dhe pranë hapësirave festive e argëtuese. Bilanci më tragjik u regjistrua në Dallas të Teksasit, ku si pasojë e tri sulmeve të veçanta me armë në lagjen Deep Ellum, humbën jetën katër persona dhe u plagosën 15 të tjerë. Autoritetet policore po analizojnë mundësinë e lidhjes mes ngjarjeve, ndërkohë që kanë ndërmarrë edhe arrestimet e para. Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Birmingham të Alabama-s, ku një person mbeti i vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat në afërsi të stadiumit Legion Field, menjëherë pas përfundimit të një ndeshjeje futbolli amerikan. Uniformat blu kanë shoqëruar një të dyshuar për në komisariat dhe kanë sekuestruar disa armë. Ndërkohë, gjashtë persona morën plagë nga armët e zjarrit pranë kampusit të Universitetit të Delaware në Newark. Në Bloomington të Illinoisit, një 19-vjeçare u vra dhe shtatë persona të tjerë u plagosën nga një sulm i ngjashëm në afërsi të një institucioni universitar. Në Fayetteville të Arkansasit, gjashtë qytetarë u transportuan në spital me plagë arme. Sipas burimeve policore, të shtënat parapriheshin nga një mosmarrëveshje mes personave të përfshirë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për ndonjë arrestim. Dhuna nuk kurseu as ambientet e tregtisë festive, ku dita e premte u shënua nga dy sulme të armatosura brenda dyqaneve të rrjetit Spirit Halloween në shtetet e Kalifornisë dhe Michiganit. Në Fairfield të Kalifornisë, një 31-vjeçare shtatzënë u vra dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën brenda një dyqani, në atë që autoritetet e konsiderojnë si një sulm të mirëfilltë me shënjestër. Në Madison Heights të Michiganit, një 21-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri brenda një tjetër dyqani të të njëjtit rrjet tregtar. Organet e rendit vijojnë intensivisht hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë valë dhune.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar