Aktuale
Tragjedia në Gjilan, Alban Hyseni: Ngjarja e rëndë na ka tronditur të gjithëve
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka adresuar një mesazh ngushëllimi për familjarët e dy viktimave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e quajtur këtë ngjarje një humbje të rëndë që ka lënë mbresa trishtimi në mbarë shoqërinë.
Nëpërmjet një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale, i pari i Gjilanit theksoi se institucioni lokal që ai drejton bashkëndjen dhimbjen e thellë me familjarët dhe miqtë e viktimave.
“Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin,” ka shkruar ndër të tjera ai.
Në emër të qeverisjes lokale, Hyseni u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekur nga kjo fatkeqësi, duke bërë njëkohësisht thirrje publike që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të mobilizohen maksimalisht për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.
“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti,” ka deklaruar Hyseni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: