Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Eintracht Frankfurti mposht sërish Hamburgun dhe bën hapa të mëdhenj në tabelë

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Eintracht Frankfurti mposht sërish Hamburgun dhe bën hapa të mëdhenj në tabelë
Eintracht Frankfurti ka konfirmuar dominimin ndaj Hamburgut, duke regjistruar triumfin e dytë radhazi brenda një harku kohor prej pesë ditësh, kësaj radhe në kuadër të kampionatit me shifrat 3:1. Kjo përballje, e vlefshme për javën e tetë të Bundesligës gjermane, pa skuadrën e Frankfurtit të triumfonte sërish ndaj të njëjtit kundërshtar, të cilin e kishte eliminuar pak ditë më parë edhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra vendase e nisi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 10-të. Një harkim i Uzunit drejt Chaibit krijoi konfuzion në mbrojtje, ku Omari, në tentim e sipër për të larguar rrezikun, dërgoi topin në portën e tij për 1:0. Reagimi i mysafirëve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 14-të, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Gronbaek shërbeu bukur për Moffin, i cili nuk gaboi nga afër për të barazuar shifrat në 1:1. Fraksioni i dytë i lojës nisi furishëm për vendasit, të cilët rikthyen epërsinë që në minutën e 47-të. Pas një goditjeje me kokë të Brassier, portieri Heuer Fernandes priti fillimisht topin, por nga këtë pështjellim përfitoi Onyedika, i cili realizoi për 2:1. Kur kishin mbetur edhe rreth 20 minuta lojë, saktësisht në minutën e 69-të, Frankfurti vulosi përfundimisht fatin e këtij takimi. Uzun fitoi një dyluftim të rëndësishëm në mesfushë dhe dhuroi një asist perfekt për Ebnoutalib, i cili nga afërsia ngriti rezultatin në 3:1. Falë kësaj fitoreje të rëndësishme, Eintracht Frankfurti ka bërë një ngjitje mbresëlënëse në renditje, duke u hedhur nga vendi i 14-të në të ponin me gjithsej 11 pikë, duke lënë pas tocërisht Hamburgun, i cili tashmë pozicionohet në vendin e 15-të me 9 pikë në tabelë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar