Sport
Bora shkëlqen në “Karagaç”, mposht bindshëm Pejën
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Borës ka regjistruar një fitore mjaft komode në udhëtim, duke mposhtur Pejën me shifrat 75-88, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Paraqitja kolektive ishte çelësi i këtij suksesi, pasi pesë lojtarë nga radhët e Borës e mbyllën takimin me pikë dyshifrore. Më i dalluari në parket ishte Muhamedali Janjeva, i cili realizoi 23 pikë.
Kontribut të çmuar në këtë triumf dhanë edhe bashkëlojtarët e tij; Allen shënoi 19 pikë, Mehmedi shtoi 16 të tjera, ndërsa Amin Hot dhe Oke kontribuan secili me nga 11 pikë.
Në anën tjetër, te skuadra vendase e Pejës, më efektivët në fushë rezultuan të jenë Bracey dhe Ricks Jr, të cilët realizuan nga 14 pikë secili, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: