Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Magjia e Indrit Tucit në Slloveni: Sulmuesi kuqezi i jep fitoren epike Olimpias në derbin ndaj Mariborit

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Magjia e Indrit Tucit në Slloveni: Sulmuesi kuqezi i jep fitoren epike Olimpias në derbin ndaj Mariborit
Sulmuesi shqiptar Indrit Tuci ka qenë protagonist absolut në futbollin slloven, duke u shndërruar në heroin e Olimpias së Lublanës në përballjen e madhe derbi ndaj Mariborit. Skuadra e Olimpisë on triumfuar me rezultatin e ngushtë 1:0 në transfertë ndaj Mariborit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Ljudski vrt” në kuadër të javës së 14-të të kampionatit vendor. Përballja, e cila u ndoq nga afro 10 mijë shikues, u karakterizua nga një ritëm i lartë, luftë e fortë sportive në fushë dhe intensitet i lartë, ku verdhekuqtë nga Lublana shfrytëzuan më së miri mundësitë e tyre. Momento vendimtar i takimit u regjistrua në minutën e 56-të, kur Indrit Tuci shfrytëzoi në perfeksion një aksion të rrufeshëm të skuadrës së tij, duke e dërguar topin në rrjetë dhe vulosur fatin e ndeshjes. Goli i sulmuesit u pasua nga asistimi i saktë i 20-vjeçarit Kristjan Bendra. Për ekipin e Mariborit kjo shënon humbjen e dytë rresht, pasi në tri duelet derbi të zhvilluara gjatë këtij sezoni ka regjistruar vetëm një pikë të arkëtuar. Vëmendje e madhe në këtë sfidë i kushtua edhe futbollistëve të tjerë shqiptarë. Marvin Çuni dhe vendimtari Indrit Tuci e nisën takimin si titullarë për fanellën e Olimpisë, me Çunin që u largua nga fusha në minutën e 79-të, ndërsa Tuci u zëvendësua në minutën e 90+3-të. Ndërkohë, nga radhët e Mariborit, Behar Feta u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 76-të. Pas kësaj xhiroje, situata në krye të tabelës mbetet tejet e luftuar, ku Koperi udhëheq renditjen me 25 pikë, i ndjekur ngushtë nga Maribori me 24 pikë, ndërsa Olimpia pozicionohet e treta me 22 pikë të tubuara deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar