Kronikë
Tragjedi në Shkodër: 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje kalimtaren në trotuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës ditën e sotme, ku një grua 67-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur tragjikisht nga një automjet në lëvizje.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 15:40, në afërsi të zonës së njohur si “Ura e Bahçallëkut”.
Në bazë të hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesja e automjetit, 27-vjeçarja me iniciale B. P., ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, makina ka devijuar nga rruga kryesore, është përplasur me shkallët metalike të një objekti aty pranë dhe më pas ka goditur këmbësoren E. B., e cila po lëvizte në trotuar.
Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intenzivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: