Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

A do të martohen Selin Bollati dhe DJ Gimbo? Fituesja e njohur thyejnë heshtjen për datën e madhe

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A do të martohen Selin Bollati dhe DJ Gimbo? Fituesja e njohur thyejnë heshtjen për datën e madhe
Selin Bollati, triumfatorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, e cila më parë kishte paralajmëruar se martesa e saj me DJ Gimbon do të kurorëzohet pikërisht në datën 5, vijon të ruajë misterin rreth detajeve të tjera të ceremonisë. Gjatë paraqitjes së saj mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Orinda Huta është përpjekur t’i nxjerrë asaj ndonjë të fshehtë rreth dasmës. Megjithatë, balerina e njohur ka preferuar të mos bëjë të ditur muajin dhe as vitin se kur do të mbahet ngjarja e multpërfolur me ish-banorin e shtëpisë më të ndjekur në vend. “E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, u shpreh prerazi Selin Bollati. Gjatë bisedës në studio, debati mes vajzave ka vazhduar me tone humori: Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë? Selin: Unë kam thënë një datë në horizont. Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori… Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5 Orinda, kaq mund të them. Ori: Deri në dhjetor do t’a pyesim prapë, çdo muaj. Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin. Selin: T’a kthejmë në serial them, t’a propozojmë dhe në Netflix. Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban. Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar