Politikë
Mirëseardhje nga Trump: Senatorit brazilian i jepet dritë jeshile për qëndrim afatgjatë në SHBA
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar hapur se senatori brazilian Flavio Bolsonaro, i cili u largua drejt Shteteve e Bashkuara pas disfatës në zgjedhjet presidenciale përballë Luiz Inacio Lula da Silva, gëzon të drejtën të qëndrojë në territorin amerikan për aq kohë sa të ketë dëshirë.
Gjatë një prononcimi për mediat nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago të Floridas, Trump sqaroi se nuk ka pasur në plan ndonjë takim të mundshëm me ligjvënësin brazilian.
Nga ana tjetër, gjatë një konference për shtyp në kuadër të samitit të G20 në Atlanta, Sekretari i Shtetit Marco Rubio theksoi se Uashingtoni zyrtar nuk ka pasur asnjë lloj “përfshirjeje direkte” në largimin e Bolsonaros nga shteti i Amerikës Latine.
Në prononcimet e tij, senatori brazilian bëri të ajiur se vendimi për t'u shpërngulur bashkë me familjen ishte një masë mbrojtëse ndaj atyre që i quajti rreziqe të ndjekjes penale. Ai kujtoi se të hënën, pas një vizite te i ati, ish-presidenti Jair Bolsonaro – i cili ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak – autoritetet policore e njoftuan për bllokimin e pasaportave të tij në kuadër të një hetimi për pastrim parash.
“U largova për të mirën e Brazilit”, u shpreh Flavio Bolsonaro, duke refuzuar të pranojë humbjen përballë presidentit të qendrës së majtë, Lula, në balotazhin zgjedhor.
Teksa hodhi akuza për gjoja “manipulim të votës”, pretendime këto të hedhura poshtë si nga forcat politike ashtu edhe nga institucionet e drejtësisë, Bolsonaro paralajmëroi se Brazili rrezikon “falimentimin” nën drejtimin e Lulës. Ai gjithashtu la të hapur mundësinë e një rikthimi në garën presidenciale në një të ardhme jo shumë të largët, duke u shprehur se një hap i tillë mund të ndodhë edhe përpara vitit 2030.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: