Botë
Klasifikimi në lojë: Zbardhen formacionet zyrtare të superpërballjes Tirana - Egnatia
Reklamë e Sponsorizuar
Gjithçka është gati për sfidën e madhe mes Tiranës dhe Egnatias, e cila do të nisë zyrtarisht në orën 13:30 në stadiumin e Vorës.
Pasi mori kreun e renditjes në javën e shkuar, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede synon me çdo kusht të mbrojë vendin e parë. Nga ana tjetër, bardheblutë e udhëhequr nga tekniku Klafuriç kërkojnë kthesën dhe pikët e plota, pas barazimit 1-1 kundër Dinamos në ndeshjen e kaluar.
Vlen të theksohet se në përballjen e parë direkte të këtij sezoni, rrogozhinasit ishin ata që dominuan, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.
TIRANA: Bekaj, Kollej, Fresneda, Meta, Staniç, Krymi, Mysloviç, Vogli, Daci, Hazrollaj, Kis. Trajner: D. Klafuriç.
EGNATIA: Tandialshvili, Smajli, Bitri, Ajijev, Ndreca, Beqja, Aleksi, Lukili, Albanese, Hoxha, Montenegro. Trajner: N. Dede.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: