Aktuale
Maksimov para sfidës me Shkëndijën: Kuqezinjtë nga Tetova janë shtysë e madhe për ne
Reklamë e Sponsorizuar
Në stadiumin e tyre në Shtip, Bregallnica do të jetë nikoqire e Shkëndijës së Tetovës, skuadrës që mban kreun e renditjes në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, me takimin që është planifikuar të nisë në orën 14:30.
Ekipi vendas zbarkon në këtë duel sfidues pas një zhgënjimi në Kupën e Maqedonisë, ku u eliminua nga Makedonija Gj.P., mirëpo kjo nuk zbeh aspak entuziazmin për t'u matur me një nga pretendentët kryesorë për trofeun kampion.
Mesfushori Metodi Maksimov shpreson në një mbështetje masive nga tribunat dhe shpreh besimin se, me ndihmën e publikut vendës, Bregallnica ka kapacitetin për të arkivuar pikë të arta ndaj liderit aktual të kampionatit.
“Në çdo ndeshje që zhvillojmë para adhuruesve tanë, synojmë të tregojmë paraqitje cilësore dhe të dalim me rezultat të favorshëm. E dimë mirë potencialin që zotëron Shkëndija, por dorëzimi nuk është opsion për ne", ka u shpreh futbollisti i Bregallnicës, Metodi Maksimov.
"Do të zbresim në fushë me përqendrim të plotë dhe do të luftojmë deri në fund për të nxjerrë maksimumin nga ky ballafaqim", shtoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: