Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rilindja e papritur e Albian Ajetit: Si e gjeti qetësinë dhe golat te Lugano

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 11:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rilindja e papritur e Albian Ajetit: Si e gjeti qetësinë dhe golat te Lugano
Sulmuesi Albian Ajeti po kalon një periudhë fantastike të karrierës së tij te FC Lugano, duke lënë pas muajt e zymtë dhe sfidues që përjetoi te Baseli. Një pasqyrë e qartë e këtij transformimi vjen edhe nga ish-trajneri i jo, Thomas Häberli, i cili analizon arsyet pse kjo lëvizje ishte vendimtare për 29-vjeçarin. Me gjashtë gola në dhjetë paraqitjet e para, starti i Ajetit te skuadra e re i ka tejkaluar pritshmëritë. Statistiqisht, atij i mjaftojnë mesatarisht rreth 60 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës, një efikasitet ky impresionues që vjen pas një kohe mjaft të ndërlikuar në radhët e FC Basel. “Muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për Albianin“, pati deklaruar Mattia Croci-Torti (44) në fundin e afatit kalimtar të verës, kur lojëtarit iu besua fanella e Luganos. Vetëbesimi i tij kishte rënë ndjeshëm, por trajneri i Luganove diti të gjejë çelësin për ta motivuar dhe rikthyer në formën e dikurshme. Një njohës shumë i mirë i mentalitetit dhe profilit të Ajetit është Thomas Häberli (52), me të cilin ka bashkëpunuar dikur te grupmoshat U21 të Baselit. “Albiani ka nevojë për besim dhe për një lidhje të afërt me trajnerin. Ai është një person shumë familjar dhe paraqitjet e tij i vlerëson kryesisht përmes numrit të golave që shënon“, shprehet Häberli. Nën drejtimin e Häberlit, Ajeti ka regjistruar shifrën e 23 golave, më shumë se me çdo teknik tjetër në karrierë. “Ai erdhi te unë në ekipin U21 kur ishte vetëm 16 vjeç. Në atë kohë dëshironte ta pushtonte botën dhe të ngjitej sa më shpejt në ekipin e parë. Kur ndien besim, ai është në gjendje t'i shfaqë të gjitha cilësitë e tij“, kujton 52-vjeçari. Megjithatë, kjo harmoni u zbeh te Baseli. Pas triumfit si kampion me klubin, për Ajetin nisën vështirësitë, të shoqëruara me kritika publike për shkak se nuk po përmbushte rolin e sulmuesit kryesor. Përplasja e pikëpamjeve me trajnerin Stephan Lichtsteiner (42) bëri që marrëdhënia të prishet, duke e detyruar futbollistin të kërkonte një ambient të ri për t'u shprehur. Në Lugano, qytet i njohur për klimën e butë dhe me diell, Ajeti po shijon një rini të dytë sportive. “Ai dëshiron t'ua dëshmojë të gjithëve se çfarë është në gjendje të bëjë. Pikërisht ky motivim e shtyn përpara. Në fakt, cilësitë e tij nuk i ka humbur kurrë. Ndonjëherë thjesht rrethanat nuk janë të përshtatshme. Shpresoj që në moshën 29-vjeçare të arrijë edhe një herë t'i përsërisë paraqitjet e viteve të para të karrierës“, shton Häberli. Hapat e parë të Ajetit si profesionist kishin ngjallur shpresa të mëdha. Në gusht të vitit 2019, ai u transferua nga Baseli te West Ham United për rreth 12 milionë franga zvicerane, ndërsa më vonë karriera e tij vijoi te Celtic Glasgow, Sturm Graz dhe Gaziantep FK. Pavarësisht këtyre eksperiencave, hapi i madh në skenën ndërkombëtare nuk ndodhi sipas parashikimeve, duke sjellë edhe kthimin në futbollin zviceran. A do të ketë një trajektore të ngjashme me atë të Haris Tabakoviqit (32)? Häberli është i bindur se Ajeti mund të përsërisë suksesin e këtij të fundit, i cili shpërtheu vonë në karrierë, në moshën 28-vjeçare. “Mund ta imagjinoj shumë mirë që Albiani të përfundojë në krye të renditjes së golashënuesve. Lugano ka një skuadër që e furnizon me topa. Prandaj, shumë gjëra janë të mundshme“, përfundon ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar