Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

BDI-ja në Tetovë: Pushteti lokal po fsheh detyrimet reale, borxhi total ka kapur shifrën e 31 milionë eurove

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
BDI-ja në Tetovë: Pushteti lokal po fsheh detyrimet reale, borxhi total ka kapur shifrën e 31 milionë eurove
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit aktual të komunës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për fshehjen e gjendjes së vërtetë financiare të këtij institucioni. Gjatë një konference për media, Arbëresha Neziri nga radhët e BDI-së bëri të publike shifra alarmante, duke theksuar se përveç 23 milionë eurove të regjistruara zyrtarisht në Ministrinë e Financave, ekzistojnë edhe 8 milionë euro të tjera detyrime që mbahen të fshehura. "Mbështetur në raportet zyrtare të Ministrisë së Financave për tremujorin e dytë, respektivisht deri më 30 qershor 2026, detyrimet e paraqitura kapnin vlerën e rreth 23 milionë eurove. Megjithatë, sipas verifikimeve dhe të dhënave tona, ekzistojnë edhe rreth 8 milionë euro të tjera që nuk janë të evidentuara, gjë që çon detyrimin e përgjithshëm financiar të Komunës së Tetovës në mbi 31 milionë euro", u shpreh ajo. Neziri ka ngritur gjithashtu dilema serioze lidhur me transparencën e menaxhimit të fondeve, duke kërkuar llogari publike për shlyerjen e pretenduar të rreth 20 milionë eurove brenda një periudhe dymujore, si dhe mungesën e dëshmive financiare për këto transaksione, duke marrë parasysh se buxheti bazë vjetor për vitin 2026 është 16.9 milionë euro dhe se realizimi deri në gjysmëvjetor ka qenë 55 për qind, përfshirë këtu edhe fondet e siguruara nga kredia hungareze.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar