Aktuale
Mbreti u kthye: Canelo Alvarez mposht M’Billi dhe rimerr kurorën e botës në Riad
Reklamë e Sponsorizuar
Boksieri legjendar meksikan, Canelo Alvarez, ka ngjitur sërish majën e botës pasi ka triumfuar mbrëmjen e së shtunës ndaj kanadezit Christian M’Billi. Me një paraqitje fantastike të vlerësuar me vendim unanim nga gjyqtarët, Alvarez është shpallur sërish kampion bote në kategorinë e peshës super të mesme, deri në 77 kilogramë.
Në sfidën e madhe të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, veterani nga Meksika bëri diferencën në ring, duke rrëmbyer kështu brezin e rëndësishëm të kategorisë WBC. Për sfiduesin M’Billi, kjo shënon disfatën e parë në rrugëtimin e tij profesional, ku deri më tani numëronte 29 fitore dhe 1 barazim, duke u detyruar kështu të dorëzojë titullin.
Përballja u dominua kryesisht nga Alvarez, i cili shfrytëzoi në maksimum përvojën dhe pjekurinë e tij taktike brenda litarëve. Të tre arbitrat anësorë i dhënë fitoren me pikë meksikanit me rezultatet 115-112, 116-111 dhe 117-110, shifra që pasqyrojnë qartë epërsinë e krijuar gjatë raundeve.
Nga ana e tij, M’Billi u zgjua vonë në duel për t'i krijuar rrezik real Alvarez, i cili tashmë ka në bilancin e tij prej 64 fitoresh, 3 humbjesh dhe 2 barazimesh. Pasi ndërtoi një avantazh të sigurt në pikë, meksikani menaxhoi me qetësi të plotë minutat e mbetura të ndeshjes.
Ky është një sukses i padiskutueshëm dhe plotësisht i merituar për Canelo Alvarez, i cili konfirmon edhe një herë statusin e tij si një nga ikonat më të mëdha të këtij sporti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: