Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vazhdojnë protestat në kryeqytet: Sot kërkohet sërish drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vazhdojnë protestat në kryeqytet: Sot kërkohet sërish drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kryeqyteti do të jetë sërish vatër e revoltës qytetare, teksa sot po shënohet dita e pestë me radhë e protestave ku kërkohet me ngulm drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas njoftimit, tubimi protestues është caktuar të nisë nga ora 17:00, duke u grumbulluar fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po vazhdon të ngrejë zërin për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar llogaridhënie të plotë dhe ndëshkimin e përgjegjësve. “Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë.”, thuhet në njoftimin e Kolektivit. Aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se aksionet e tyre nuk do të ndalen derisa të gjitha institucionet që dështuan në rastin e Arlinda Zekajt të japin përgjegjësi. “Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë. Këtë të diel mos rrini në shtëpi, dilni e bashkohuni në protestë. Le ta çojmë amanetin e Arlindës në vend.”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar