Sport
Kujtohet figura e Zahir Pajazitit: Sot shënohet ditëlindja e komandantit emblemë të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Më 1 nëntor shënohet ditëlindja e një prej figurave më qendrore të luftës çlirimtare, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.
I lindur më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, Pajaziti ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Në të njëjtën ditë, në altarin e lirisë ra edhe dyshja e bashkëluftëtarëve të tij të ngushtë, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Për meritën dhe sakrificën e tij sublime për atdheun, më 31 janar 2008, pikërisht në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore, Urdhrin "Hero i Kosovës".
Për të nderuar jetën dhe veprën e tij gjatë ditës së sotme, Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, organizon një ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan. Po ashtu, homazhe dhe nderime pranë shtatores së heroit në Prishtinë do të kryejë edhe Ramush Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: